Napoli sot mund të bëhet kampion
Uran Krasniqi/RTKLive
Napoli është një fitore larg titullit të kamponit në Serie A pas pritjes tridhjetë e tri vjeçare.
Nëse sot fiton nga Salernitana, atëherë skuadra nga qyteti i Napolit fiton edhe Scudetton.
Fitorja e napolitanëve do të bënte që skuadra të kishte diferencë prej shtatëmbëdhjetë pikësh nga nga Lazio e vendit të dytë, shpresat e të cilës për më shumë janë fundosur pas humbjes nga Inter.
Hera e fundit që Napoli mori Scudetton ishte në sezonin 1989/90 kur Diego Maradona pothuajse i vetëm e kishte ngritur klubin në nivelin më të lartë të futbollit italian.
Napoli në këtë edicion ishte edhe në Champions League, ku u eliminua vetëm në gjysmëfinale nga Milani.
Pjesë e klubit napolitan është edhe futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani.























