United ndërpret serinë e fitoreve të Aston Villas
BKT
Sport

United ndërpret serinë e fitoreve të Aston Villas

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United ka konsoliduar vendin e tij në top-katërshen e Premier League. Një fitore e ngushtë 1-0 ndaj Aston Villas ka zgjatur serinë e pamposhturve në shtëpi të "Djajve të Kuq" në pesëmbëdhjetë ndeshje, më e gjata nga çdo skuadër në kampionat.

Një gol i realizuar nga portugezi Fernandes në minutën e tridhjetë e nëntë i ka dhënë fitoren Unitedit po edhe i ka dhënë fund serisë së pamposhtur prej dhjetë ndeshjesh të Aston Villas.

Villa ka treguar shenja rreziku në pjesën e dytë ku iu afrua shumë barazimit të rezultatit kur goditja e Douglas Luiz u hoq jashtë vijës nga Sabitzer.

Pas kësaj ndeshje, United gjendet në pozitën e katërt në tabelë me gjashtëdhjetë e tri pikë, ndërsa Villa në vendin e gjashtë me pesëdhjetë e katër pikë.