Manchester City fiton dhe rrëmben kreun e tabelës
BKT
Sport

Manchester City fiton dhe rrëmben kreun e tabelës

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City është në krye të Premier League për herë të parë që nga 17 shkurti falë një fitore të vështirë 2-1 ndaj Fulham në "Craven Cottage".

Erling Haaland shënoi golin e tij të pesëdhjetë të sezonit nga penalltia pas vetëm tre minutash.

Gëzimi i Cityt rezultoi të jetë jetëshkurtër, pasi Fulham u kundërpërgjigj shpejt kur arriti të gjejë një barazim dymbëdhjetë minuta më vonë përmes Carlos Vinicius.

Mysafirët rikthyen avantazhin e tyre në minutën e tridhjetë e gjashtë, me një goditje nga Alvarez.

Në pjesën e dytë portieri gjerman i Fulhamit, Bernd Leno, ishte arsyeja e vetme që diferenca e fitores së Cityt mbeti kaq e ngushtë, pasi ai ishte në formë të mirë.

Pas fitores së sotme City rrëmben pozitën e parë me shtatëdhjetë e gjashtë pikë, një më shumë se sa Arsenal dhe me një ndeshje më pak.