18:20 / 30.04.2023
Bayern mposht Herthan dhe i kthehet garës për titull
Uran Krasniqi/RTKLive
Bayern Munich është ngjitur përsëri në krye të tabelës së Bundesligës pas fitores së sotme 2-0 kundër Hertha Berlin, klubit të fundit në tabelë.
Pjesa e parë në "Allianz Arena" nuk ka prodhuar asgjë, por pjesa e dytë ka qenë më ndryshe.
Fillimisht Gnabry ka shënuar me kokë nga pasimi i Joshua Kimmich për të hapur rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë e pastaj dhjetë minuta më vonë Kingsley Coman ka shtuar një tjetër gol.
Pas kësaj ndeshje Bayern kthehet në pozitën e parë me gjashtëdhjetë e dy pikë, një më shumë se sa Borussia Dortmund, kurse Hertha gjendet në pozitë e tetëmbëdhjetë me njëzet e dy pikë.
Në javën e ardhshme Bayern luan si mysafir ndaj Werder Bremenit, kurse Hertha pret Stuttgartin.























