Liverpool fiton kundër Tottenhamit në ndeshjen ku u shënuan shtatë gola
BKT
Sport

Liverpool fiton kundër Tottenhamit në ndeshjen ku u shënuan shtatë gola

Uran Krasniqi / RTKLive

Në një ndeshje ku janë realizuar plot shtatë gola Liverpool ka fituar kundër Tottenham Hotspurit.

Ndeshja e javës së 34-të në Premier League është mbyllur me rezultat 4-3.  

Falë golave të Curtis Jones (3'), Luis Diaz (5') dhe Mohamed Salah (15') pjesa e parë është mbyllur me rezultat 3-1 për skuadrën e Jurgen Klopp. olin e vetëm për "Spurs" e ka shënuar Kane në minutën e dyzet. 

Pjesa e dytë ka dhuruar edhe tre gola. Fillimisht Tottenham ka ngushtuar epërsinë me Heung-min (77') si dhe ka barazuar me Richarlison (90+3), ndërsa Jota (90+4) i ka dhënë edhe fitoren Liverpoolit. 

Pas kësaj ndeshje, Liverpool gjendet në vendin e pestë me 56 pikë, dy më shumë se Tottenham që është një vend më poshtë.