09:57 / 01.05.2023
Martinez pas fitores ndaj Lazios: Po rikthehemi
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Lazios.
‘Nerazurët’ dje mundën ‘Lacialët’ (3-1), duke bërë hap të madh në garën për zonën e ‘Championsit’.
Martinez, i cili shënoi golin e tretë në fitoren kundër Lazios, tha se është një fitore e madhe. Sipas tij, Interi po kthehet në fazën më të ‘nxehtë’ të sezonit.
“Një fitore e madhe. Interi ka lojtar me kualitet dhe karakter dhe e kemi treguar. Një moment i vështirë i sezonit por po rikthehemi!”, tha sulmuesi argjentinas.
Pas kësaj fitore, Interi zë vendin e katërt me 57 pikë të tubuara, aq sa kanë edhe Milan dhe Roma në pozitën e pestë përkatësisht të gjashtën.























