E kërkojnë top-klubet, Reali në sulm për supertalentin e Dortmundit
BKT
Sport

E kërkojnë top-klubet, Reali në sulm për supertalentin e Dortmundit

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester United, Manchester City, Liverpool, PSG dhe Chelsea mund ta humbasin garën për superyllin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham pasi Real Madridi është futur seriozisht në garë për anglezin.

Gjigantët spanjollë sipas medieve iberike, janë të vendosur të transferojnë talentin e ‘milionerëve’ gjatë kësaj verë.

‘Los Blancos’ në ditët e ardhshme thuhet se do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Dortmund për të nisur negociatat për blerjen e Bellingham.

Talenti anglez është një nga më të kërkuarit pasi që top-klubet evropiane janë hedhur në sulm për të.

Dortmundi siç raportohet, është duke përgatitur kontratën e re për anglezin, megjithatë, largimi i lojtarit nga klubi gjerman, është opsion i mundshëm pasi që ai ka mundësinë të bëhet pjesë e ndonjë klubi të fuqishëm evropian.