Bayern Munich dhe Man City në garë për asin kroat
BKT
Sport

Bayern Munich dhe Man City në garë për asin kroat

F.Bytyqi/RTKLive

Dy gjigantët evropian, Bayern Munich dhe Manchester City raportohet se do të bëjnë garë për transferimin e mesfushorit kroat të Chelsea-s, Mato Kovaçiç.

Reprezentuesi i Kroacisë, këtë verë mbyll kontratën me ‘Blutë’ e Londrës, dhe duket se ardhmja e ish-lojtarit të Real Madridit, do të jetë larg Londrës.

“Bayern Munich do të garojë me Manchester Cityn për mesfushorin e Chelseat, Mateo Kovaçiç gjatë kësaj verë”, shkruajnë mediet britanike.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë, Pep Guardiola dhe trajneri i ‘Bavarezëve’, Thomas Tuchel, duan të punojnë me kroatin, i cili gjithashtu po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.