Superliga vjen sot me tri duele joshëse
BKT
Sport

Superliga vjen sot me tri duele joshëse

F.Bytyqi/RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e javës së 32-të.

Gjilani-Dukagjini, është kryendeshja e ditës së sotme, sfidë kjo që luhet në Gjilan. Kjo përballje është e rëndësishme për të dy skuadra në garën për vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në Evropë.

Ndërkaq, në dy ndeshjet tjera ballafaqohen Ferizaj-Drenica dhe Malisheva-Trepça ’89, sfida këto që luhen në garën për mbijetesën në elitën e futbollit tonë.

Superliga / Java e 32-të

Sot takohen:

Gjilani-Dukagjini

Ferizaj-Drenica

Malisheva-Trepça ‘89

Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 15:00.