Busquets: Kam vendosur për të ardhmen time, do ta njoftoj Xavin
BKT
Sport

Busquets: Kam vendosur për të ardhmen time, do ta njoftoj Xavin

F.Bytyqi/RTKLive

Sergio Busquets, kapiteni i Barcelonës, pas fitores 1-0 ndaj Osasunës, duke për ‘Dazn’, ka thënë se tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Veterani i katalonasve, i cili prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Camp Nou’, thotë se shumë shpejtë do ta njofton trajnerin Xavi Hernandez për të ardhmen e tij.

“Kam vendosur për të ardhmen time. Tani kemi disa ditë pushimi dhe kur të kthehem patjetër do ta njoftoj trajnerin dhe klubin”, ka thënë Busquets.

 Katalanasit shpresojnë që ylli i tyre të qëndrojë të paktën një sezon në ‘Camp Nou’. Ndryshe, spanjolli është i lidhur me transferimin në MLS të Amerikës.