11:33 / 03.05.2023
Liverpool-i pas yllit të Juventusit, gati oferta
F.Bytyqi/RTKLive
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp synon që gjatë kësaj verë, ta forcojë repartin e sulmit.
‘The Reds’ sipas medieve italiane, janë të interesuar për sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa.
Sulmuesi italian është prioritet i klubit nga ‘Anfield’. Madje, siç raportohet, Liverpool është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit 38 milionë euro për Chiesan.
“Liverpool e ka identifikuar Federico Chiesa si objektivin e tyre kryesor për të përforcuar sulmin këtë verë.
‘Të kuqtë’ janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 38 milionë euro për anësorin”, shkruajnë mediet italiane.























