Rama: Ngjarja në Beograd jashtëzakonisht trishtuese
ATSH
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Beograd, ku nëntë persona u vranë nga të shtënat në një shkollë.
Rama ngushëlloi familjet e viktimave, si dhe popullin dhe autoritetet serbe. “Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”, tha Rama.
Kryeministri tha se “këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta”.
Shtatë nxënës shkolle, një mësues dhe një roje u raportua të jenë në mesin e të vdekurve. Autori, i identifikuar me inicialet K K, është një nxënës 14-vjeçar i shkollës dhe pas krimit është arrestuar në oborrin e saj.























