12:53 / 04.05.2023
Monza synon t’ia “vjedh” Milanit Origin
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi belg Divock Origi raportohet se gjatë kësaj verë mund ta ndahet me Milanin.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, nuk po ia del të sigurojë një vend në formacionin bazë të trajnerit Stefano Piolit.
Sipas “CalcioMercato”, Origi kërkohet nga Monza, një tjetër klub italian.
Pronari i Monza-s, Silvio Berlusconi duket se qysh tash është hedhur në sulm për ndërtimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm.
“Monza synon transferimin e Origit nga Milani. Monza e ka piketuar belgun si përforcimin ideal për vijën e sulmit”, shkruan “CalcioMercato”.























