15:04 / 04.05.2023
Man United insiston për Martinez-in, sakrifikon edhe Martial-in
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Manchester United insiston që gjatë kësaj verë të transferojë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Kampioni i Botës me Argjentinën tashmë ka rigjetur formën më të mirë tek ‘Nerazurët’. Sipas “Calciomercatoeeb”, Manchester United është i gatshëm të përfshijë Anthony Martial plus para në shkëmbim të Martinez-it.
Megjithatë, siç raportohet, Interi do të kërkojë më shumë para për asin e tyre.
‘Djajtë e Kuq’ shumë shpejt pritet të nisin ofertën në adresë të Interit për reprezentuesin argjentinas, i cili po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.























