15:48 / 04.05.2023
Milan afër marrëveshjes me mbrojtësin e Leicester City-t
F.Bytyqi/RTKLive
AC Milan është afër marrëveshjes me mbrojtësin e Leicester City, Daniel Amartey, raportojnë mediet italiane.
Amartey duket se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian. Lojtari në fund të këtij sezoni, do ta mbyll kontratën me Leicester City-n, dhe e ardhmja e tij, siç raportohet, do të jetë tek gjiganti italian, Milan.
“Il Romanista” shkruan se ‘Rossonerët’ janë afër marrëveshjes me mbrojtësin e Leicester Cityt.
Reprezentuesi ganez me Leicester Cityn, këtë sezon të garave, ka zhvilluar 24 ndeshje.
Krahas, Milanit, thuhet se Amartey po monitorohet edhe nga rivalët e milanistëve, Inter.























