PSG po e ndryshon politikën e transferimeve
B. H. / RTKlive
PSG do të ndryshojë tërësisht politikën e transferimeve. Kjo do të thotë se në afatin kalimtar të verës do të ndodhin ndryshime serioze në “Parkun e Princave”.
PSG ka probleme serioze këtë sezon, gjë që ndoshta është edhe normale duke pasur parasysh numrin e madh të yjeve të futbollit të mbledhur në një vend. Është logjike që ka mosmarrëveshje kur dhomat e zhveshjes janë të mbushura me ego të futbollistëve.
Gjiganti francez ka vendosur të marrë një rrugë tjetër nga vera e ardhshme. Lionel Messi largohet nga klubi, derisa dëshira e drejtuesve është të shesin edhe Neymarin. Përveç tyre, klubi nga Parisi do të largojë edhe disa të tjerë.
“Lequipe” zbulon se në cilën mënyrë synon të lëvizë PSG. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që nuk do të nënshkruajnë më me yje të mëdhenj që mund të prishin marrëdhëniet në dhomën e zhveshjes. Ata kanë vendosur rregulla të qarta kur bëhet fjalë për transferimet.
Ata duhet të jenë lojtarë të rinj, ku francezët do të kenë përparësi dhe vëmendje e veçantë do t'i kushtohet nëse prurja e re do të jetë lojtar që lufton për skuadrën. Plani është që skuadra të ndërtohet rreth Kylian Mbappe, i cili do të jetë ylli i parë dhe pjesa tjetër e ekipit do të jenë asistentët e tij.























