Lopetegui, lojtarëve: Jeni në luftë për ta siguruar mbijetesën
BKT
Sport

Lopetegui, lojtarëve: Jeni në luftë për ta siguruar mbijetesën

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Wolverhampton Wanderers, Julen Lopetegui, u ka thënë lojtarëve të tij se janë në luftë për ta siguruar mbijetesën në Premier League. Gjithashtu ai ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për ndeshjet e mbetura.

Wolves që ndeshejn ardhshme e zhvillon kundër Aston Villas aktualisht gjendet në vendin e katërmbëdhjetë me tridhjetë e shtatë pikë, shtatë pikë mbi zonën e rënies nga gara.  

“Jemi në mes të betejës. Jemi në mes të luftës, si shumë skuadra. Kjo është arsyeja pse ne duhet të japim 100 për qind energji në ndeshjen e ardhshme. Ky është futbolli, ndaj duhet të jemi gati deri në fund", ka thënë spanjolli. “Të shtunën kemi një sfidë dhe jam i sigurt se tifozët do të kuptojnë rëndësinë e ndeshjes, do të kemi nevojë për këtë ndihmë, për këtë mjedis, për këtë energji në momentet e këqija. Jam i sigurt se tifozët do të ndihmojnë shumë në ndeshjen e radhës”.