21:37 / 04.05.2023
Muriqi shënon në humbjen e Mallorcas
Uran Krasniqi / RTKLive
Vedat Muriqi ka shënuar për Mallorcan në ndeshjen me Gironan, por kjo nuk ka mjaftuar për evitimin e humbjes.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 2-1.
Espinosa (45+2) dhe Castellanos (84') kanë shënuar për fitoren e Gironas.
Muriqi (80') fillimisht është penguar dhe pastaj gjyqtari ka akorduar penallti, ku kosovari është treguar i saktë.
Derisa Girona gjendet në vendin e shtatë në tabelë me dyzet e shtatë pikë, Mallorca është në pozitën e dymbëdhjetë me dyzet e një pikë.























