Inzaghi: Nesër zhvillohet ndeshja e ndeshjeve
BKT
Sport

Inzaghi: Nesër zhvillohet ndeshja e ndeshjeve

RTSH

“Në lojë është gjithçka”. Për trajnerin e Inter-it, euroderbi i nesërm nuk është një ndeshje si të tjerat.

“E dimë shumë mirë se nesër nuk luhet një derbi i zakonshëm, por luhet derbi. Ndeshja e ndeshjeve. Do të mundohemi që të japim maksimumin pasi e dime fare mirë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje për qytetin”, tha Inzaghi në vigjilje të takimit.

“Duhet të jemi të zotët dhe të kuptojmë se kjo ndeshje do të vendoset në 180 minuta dhe për këtë motiv duhet të bëjmë kujdes. Duhet të luajmë me zemër dhe të përdorim mirë kokën në rrethana të vështira”, paralajmeroi trajneri i Inter-it.  

Për Inzaghi-n ky takim ka ardhur në momemtin e duhur pasi në Serie A, Interi ka treguar se ka rigjetur lojtarët e vet kyç. “Mendoj se të gjithë sulmuesit janë në formë dhe se do të vendos se cili do të jetë titullar vetëm në prag të ndeshjes”, tha Inzaghi.