22:39 / 12.05.2023
Borrell: Vendet e BE-së, të ulin varësinë nga Kina
ATSH-ANSA
Në një letër dërguar 27 vendeve anëtare, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell nënvizoi “rëndësinë e reduktimit të rreziqeve dhe varësive të tepruara nga Kina”.
“Kjo do të kërkojë diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit të BE-së, rikonfigurimin e zinxhirëve të vlerës së BE-së, kontrollin e investimeve hyrëse dhe ndoshta në dalje dhe zhvillimin e një mjeti kundër shtrëngimit”, theksoi Borrell.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe diplomatë të tjerë të lartë deklaruan se Bashkimi Evropian duhet të mësojë nga gabimet e mëparshme kur rishikon marrëdhëniet e tij me Kinën.























