Presidenti i Al-Hilal nuk flet për transferimin e Messit, vlerëson grupin
BKT
Sport

Presidenti i Al-Hilal nuk flet për transferimin e Messit, vlerëson grupin

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Al-Hilal, Fahd Bin Nafel, ka refuzuar të komentojë mundësinë e nënshkrimit me Lionel Messin. 

Ka fjalë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund t'i bashkohet rivalit Cristiano Ronaldo në ligën saudite pas dy viteve të jashtëzakonshme në Paris Saint-Germain. Aktualisht Al-Hilal është në vendin e katërt në tabelën e kampionatit saudit, dy vende më poshtë se sa Al Nassr ku është portugezi. 

I pari i klubit saudit ka folur ndërsa turma bërtiste "Messi, Messi".

“Mos më pyesni mua për Messin. Për mua grupi është më i rëndësishëm se sa një lojtar. Çdo yll që vjen në klubin tonë duhet ta dijë se ne jemi një klub i madh. Ne synojmë të përmirësohemi si skuadër. Nëse fokusohemi në një person ne e humbim grupin", ka thënë ai.