18:03 / 13.05.2023
United rigjen fitoren
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United ka rigjetur fitoren në Premier League. Në ndeshjen e vlefshmë për javën e 36-të skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ka mposhtur Wolvesin.
"Djajtë e Kuq" kanë fituar me rezultat 2:0.
United bëri një fillim të shkëlqyer me shumë posedim dhe kjo u shpërblye siç duhet në minutën e 32-të kur Martial ka realizuar pas një asistimi nga Antony.
Me avantazh minimal është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë një kundërpërgjigje nga Wolves ishte e pamundur dhe United vetëm e rriti epërsinë kur ka realizuar Garnacho (90 + 7').
Tash United gjendet në pozitën e katërt me 66 pikë, katër pikë më shumë se Liverpool i vendit të pestë. Sa i përket Wolves, skuadra e Julen Lopeteguit mbetet e 13-ta me dyzet pikë.























