Szymon Marciniak, gjykon sfidën Man City-Real
BKT
Sport

Szymon Marciniak, gjykon sfidën Man City-Real

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester City-Real Madrid, sfidë kjo që do të luhet nesër mbrëma në ‘Etihad Stadium’, është kryesfida e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” ishte e barabartë me rezultatin 1-1, ndaj pritet një duel mjaft intensiv në Angli.

UEFA tashmë ka caktuar arbitrin që do ta drejtojë këtë ndeshje të madhe. Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor në duelin City-Real.

Kujtojmë se Marciniak ishte gjyqtar kryesor në finalen e Botërorit Argjentinë-Francë.