10:55 / 16.05.2023
‘L’Equipe’: Silva po e mendon transferimin te PSG-ja
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva raportohet së është duke e menduar transferimin te PSG-ja gjatë kësaj verë.
Asi i ‘Qytetarëve’ është objektiv i gjigantit francez për tregun e kësaj verë. Portugez duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek kampionët në fuqi të Anglisë.
“Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva po e mendon lëvizjen te PSG-ja në afatin kalimtar të verës”, shkruan ‘L’Equipe’.
Reprezentuesi i Portugalisë, prej kohësh është duke u monitoruar edhe nga gjiganti spanjoll, Barcelona, por duket se Silva preferon PSG-n.























