Zgjatet për 2 muaj marrëveshja për drithërat me Ukrainën
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjatet për 2 muaj marrëveshja për drithërat me Ukrainën

RTSH

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë të ditur se është zgjatur marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara që lejon eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

“Dua të jap një lajm të mirë. Me përpjekjet e vendit tonë, mbështetjen e miqve tanë rusë dhe kontributin e miqve tanë ukrainas, marrëveshja “Iniciativa e Kokrrave të Detit të Zi” është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë”, tha Erdogan.

Marrëveshja që ishte planifikuar të skadonte të enjten, do të zgjatet për dy muaj.

Marrëveshja fillimisht u nënshkrua vitin e kaluar dhe që atëherë është zgjatur disa herë, sipas CNN.

"Marrëveshja e grurit është zhbllokuar dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi deri më 18 korrik. Bota do të vazhdojë të marrë produkte ukrainase falë përpjekjeve të partnerëve tanë në marrëveshje - Turqisë dhe OKB-së",tha  Oleksandr Kubrakov, ministri ukrainas i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës", ndërsa shton se  "Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për qëndrimin e palëkundur dhe të fokusuar se marrëveshja duhet të vazhdojë të funksionojë dhe me kushtet e nënshkruara nga të gjitha palët”. 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota