Emery optimist se Aston Villa mund të dalë në Evropë
BKT
Sport

Emery optimist se Aston Villa mund të dalë në Evropë

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, është optimist se skuadra mund të dalë në Evropë. 

Pesëdhjetë e një vjeçari është trajneri më i suksesshëm i Europa League, duke e fituar kompeticionin tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin, ndërsa ishte nënkampion me Arsenalin kur u mposhtën nga Chelsea në finalen e vitit 2019. 

“Unë e dua Evropën”, ka thënë Emery: “Unë me të vërtetë dua të luaj në Evropë. Pas ndeshjes kundër Tottenhamit jam optimist. Nuk është në duart tona, por ne do të luajmë dhe do të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë ai.

Aktualisht skuadra që e drejton Emery gjendet në vendin e tetë në tabelën e Premier Leagues, me pikë të njëjta me Tottenhamnin që gjendet një vend më lart, të dyja nga 57 pikë. Një vend më lart, në pozitën e gjashtë, qëndron Brighton, që ka 58 pikë.