Katër futbollistë pritet t`i thonë "lamtumirë" Liverppolit
Uran Krasniqi / RTKLive
Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain nuk do të jenë pjesë e Liverpoolit në edicionin e ardhshëm.
Ata do të largohen nga Anfield pas përfundimit të kontratave të tyre në fund të sezonit.
Kuarteti ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve në 2019 dhe ndihmoi klubin të fitonte titullin e parë të ligës angleze në edicionin 2019-20.
Liverpool do të ndeshet me Aston Villan të shtunën dhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka folur për futbollistët.
"Kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë. Ne po u themi lamtumirë, nga këndvështrimi im, katër legjendave të Liverpoolit", ka thënë Klopp. "Dy prej tyre ishin këtu kur mbërrita, Milly dhe Bobby, dhe të gjitha gjërat e mira që kanë ndodhur nuk do të ishin pa ta".
Aktualisht Liverpool është i pesti në renditjen e Premier Leagues me 65 pikë, një pas Manchester Unitedit në vendin e katërt, i cili ka një ndeshje më pak.























