09:48 / 20.05.2023
Zelensky në Japoni,takohet me liderët botëror në samitin e G7
BBC
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ka arritur në Hiroshima të Japonisë për siç ka thënë ai, “takime të rëndësishme”.
Në fakt, Zelenskyy ka mbërritur në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në samitin e G7-ës.
Zelenskyy zbarkoi nga një avion i qeverisë franceze. Udhëheqësit e demokracive më të fuqishme në botë e kanë ftuar presidentin ukrainas ndërsa G7, apo shtatë vendet më të industrializuara të botës, pritet të shtojnë sanksionet e tyre ndaj Rusisë, që synojnë të ndëshkojnë Moskën dhe të ndryshojnë kursin e agresionit të saj 15-mujor të Ukrainës.
Në këtë samit treditor marrin pjesë liderë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA.























