Modriq udhëheq Kroacinë në finalet e Ligës së Kombeve
B.H. | RTKlive
Më 12 qershor, Kroacia do të luajë kundër Holandës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Roterdam.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të takohen Italia dhe Spanja. Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të luhen më 18 qershor.
Kroacia do t'i nisë përgatitjet pas dy javësh në Rijekë. Trajneri Zlatko Daliç e ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët do të llogarisë në garën për trofeun e këtij turneu.
Kroacia do të drejtohet nga Luka Modric në turneun final.
Për herë të parë në listë është përfshirë qendërsulmuesi i ri, Dion Drena Beljo (21-vjeç) i cili që nga janari luan në Augsburg të Gjermanisë.
Beljo zuri vendin e Mislav Orsic, i cili nuk ka luajtur në Southampton që kur u transferua në këtë klub në janar.
Lista e Kroacisë:
Portierë: Dominik Livakovic (Dynamo), Ivica Ivusic (Paphos), Nediljko Labrovic (Rijeka)
Mbrojtës: Josip Juranovic (Union Berlin), Domagoj Vida (AEK), Josko Guardiol (RB Leipzig), Josip Shutalo (Dynamo), Martin Erlic (Sassuolo), Borna Sosa (Stuttgart), Borna Barisic (Rangers), Josip Stanisi (Bayern).
Mesfushorë: Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Inter Milan), Mateo Kovacic (Chelsea), Lovro Mayer (Rennes), Nikola Vlasic (Torino), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanushec (Dynamo)
Sulmues: Ivan Perishic (Tottenham), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Marko Livaja (Hajduk), Bruno Petkovic (Dynamo), Petar Musa (Benfica), Dion Drena Beljo (Augsburg).























