Willian i lumtur që e dëshmoi se mund të luajë sërish në Premier League
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi i Fulhamit, Willian, është i kënaqur që ka dëshmuar se kanë gabuar të gjithë ata që kishin thënë se braziliani nuk do të mund të rikthehej në Premier League.
Willian ishte pjesë e Premier Leagues për tetë vite, ku kishte luajtur me Chelsean e Arsenalin, por pastaj ishte kthyer në Brazil te Corinthians. Këtë edicion ai është pjesë e Fulhamit ku ka zhvilluar njëzet e pesë ndeshje duke shënuar edhe pesë gola.
“Kur u largova nga Arsenal u ktheva në Brazil. Disa njerëz menduan se mbarova, por unë dëshmova, jo për ta, por për mua, se mund të luaj përsëri në Premier League", ka thënë ai. "Shumë njerëz nuk e besuan se unë mund të kthehem në Premier League dhe të bëj të njëjtën punë që kisha bërë shumë vite më parë. Jam krenar që këtë sezon po bëj atë që kam bërë".
Fulham aktualisht ndodhet në vendin e dhjetë me 52 pikë dhe të dielën do të ndeshet me Manchester Unitedin.























