23:05 / 22.05.2023
Juventus mposhtet thellë nga Empoli
Uran Krasniqi / RTKLive
Juventusit nuk ia ka shkuar mirë të hënën as jashtë fushe e as brenda saj. Jashtë fushës është dënuar nga Federata e Futbollit e Italisë, e cila ia ka hequr dhjetë pikë, brenda fushës është mposhtur nga Empoli.
Në javën e tridhjetë e gjashtë të Serisë A skuadra nga Torino ka pësuar humbje me rezultat 4-1.
Francesco Caputon (18', 48'), Sebastiano Luperto (21') dhe Roberto Piccoli (90+3') kanë shënuar për fitoren e thellë të Empolit.
Golin e vetëm për Juventusin e ka realizuar Chiesa në minutën e tetëdhjetë e pestë.
Tani Juventusi është në vendin e shtatë me 59 pikë.























