Shembet objekti në ndërtim e sipër
Foto: RTKlive
Rajoni dhe Bota

Shembet objekti në ndërtim e sipër

Bardhyl Bajrami/RTK

Një shtëpi e cila ishte në ndërtim e sipër, është shembur duke vrarë dy persona e lënduar shtatë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Teksas të SHBA-së.

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa shtatë janë lënduar si pasojë e kolapsit të një objekti shtëpiak që ishte në ndërtim në Conroe të Teksasit në SHBA. Njëri nga viktimat raportuar të jetë 21 vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spitalet në afërsi por nuk dihet me shkallën e lëndimeve të tyre.

Nuk dihen shkaqet e sakta të shembjes së objektit por incidenti ka ndodhur pak pas një stuhie të fuqishme që ka kaluar nëpër atë zonë. Si pasojë janë dëmtuar edhe largpërçuesit por ka pasur edhe shkulje drunjësh.

Autoritetet kanë njoftuar edhe për dëmtimin e rreth 20 shtëpive në atë zonë si pasojë e stuhisë e cila është shëndrruar në tornado.


 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota