Zelensky: Furnizimi me avionë F-16, sinjal se Rusia do të humbasë
Rajoni dhe Bota

Zelensky: Furnizimi me avionë F-16, sinjal se Rusia do të humbasë

RTSH

Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur optimist se furnizimi i planifikuar i avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë është "një nga sinjalet më të forta nga bota që Rusia vetëm do të humbasë".

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës, Zelensky iu referua një koalicioni ndërkombëtar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën.Të dy vendet thanë në fillim të majit se po punojnë për të ndihmuar Ukrainën të blejë avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA. sipas CNN.

Edhe presidenti, Joe Biden ka deklaruar se SHBA do të  mbështesë një përpjekje të përbashkët me aleatët dhe partnerët për të trajnuar pilotët ukrainas, duke përfshirë F-16.

Një ditë, Norvegjia tha se do të mbështesë trajnimin dhe do të shqyrtojë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë.

“Ky do të jetë një sinjal se terrori rus ka humbur dhe bota jonë, e cila bazohet në respektin për kombet e pavarura dhe të drejtën e popujve për të zgjedhur rrugën e tyre, ka mbijetuar. Ukraina do të përgatisë të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar që tranzicioni ajror të ndodhë sa më shpejt dhe me efikasitet”, shtoi presidenti ukrainas.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota