Arrestohet pasagjeri në Korenë e Jugut, hapi derën e avionit në fluturim
Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive
Një person është arrestuar pasi hapi derën e urgjencës në një fluturim me Asiana Airlines, teksa po ateronte në Korenë e Jugut.
Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, kurse avioni u ul të premten i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu, por me derën e hapur.
Të paktën gjysma e pasagjerëve kishin probleme me frymëmarrje dhe u dërguan në spital, citon BBC, mediat lokale.
Burri, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes së avionit, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Fluturimi OZ8124 ishte nisur nga ishulli Jeju të premten në mëngjes sipas kohës lokale.
Dera e avionit u hap pak para aterimit rreth orës 12:45 me orën lokale (03:45 GMT), raportuan mediat koreano-jugore.
Një video e pasagjerëve e shpërndarë në mediat sociale tregon boshllëkun në avion dhe erërat që godasin rreshtat e pasagjerëve të ulur.
Disa nxënës, gjithashtu kishin qenë në aeroplan në rrugën e tyre për në një ngjarje sportive të fundjavës.
Prindi i njërit prej nxënësve i tha agjencisë së lajmeve Yonhap: “Fëmijët po dridheshin, qanin dhe ishin të frikësuar”.
Asiana Airlines tha se policia ka nisur një hetim të plotë.