Vuçiq urdhëron ushtrinë për ngritje të gatishmërisë luftarake
Foto: RTKlive
Rajoni dhe Bota

Vuçiq urdhëron ushtrinë për ngritje të gatishmërisë luftarake

J.Musliu/RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14:00, lëshoi ​​një urdhër për ushtrinë e Serbisë.

Ai kërkoi  ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.  “Që nga ai moment, ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes,  Millosh Vuçeviq.

“Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, tha Vuçeviq për mediat serbe, duke iu referuar kufirit Kosovë-Serbi.

 “Është e qartë se po bëhet terror ndaj komunitetit serb në Kosovë”, ka përfunduar Vuçeviq, raporton N1.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka deklaruar se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Policia e Kosovës sqaroi se sipas detyrës zyrtare, është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota