Sfidat për udhëheqësin e ri të NATO-s
Rajoni dhe Bota

Sfidat për udhëheqësin e ri të NATO-s

VoA

Gara për udhëheqësin e ri të NATO-s po intensifikohet. Por, ajo po zhvillohet kryesisht në prapaskenë, pa asnjë shenjë të një fituesi të qartë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi Jens Stoltenberg do të japë dorëheqjen në fund të shtatorit, pas nëntë vjetësh në këtë post.

Shumë anëtarë të aleancës do të dëshironin që për pasardhësin e tij të merrej një vendim gjatë, ose para takimit të NATO-s në Lituani, në mes të korrikut.

Kjo nuk u jep 31 vendeve të NATO-s shumë kohë për të krijuar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e udhëheqësit të ri. Ata gjithashtu mund t'i kërkojnë zotit Stoltenberg që ta zgjasë mandatin e tij për herë të katërt.

Udhëheqësi i ardhshëm do të marrë drejtimin e aleancës në një kohë kritike, duke u përballur me sfidat e ruajtjes së unitetit të aleatëve në mbështetjen për Ukrainën dhe shmangien e një përshkallëzimi të situatës, që do ta çonte NATO-n në një luftë direkte me Rusinë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi javën e kaluar, se do të dëshironte ta merrte këtë post. Por, duke marrë parasysh që disa qeveri kërkojnë të emërojnë gruan e parë në këtë post, kryeministrja daneze Mette Frederiksen është bërë një pretendente më e forte për postin.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota