Turqi, sot fillon votimi në balotazh për presidentin e vendit
Rajoni dhe Bota

Turqi, sot fillon votimi në balotazh për presidentin e vendit

M.Miftari/ RTKlive

Në Turqi sot mbahet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Qendrat e votimit u hapen në ora 8:00 dhe do të përfundojnë në ora 17:00.

Rreth 64 milionë njerëz janë regjistruar me të drejtë vote, derisa afro 5 milionë njerëz votojnë për herë të pare.

Sipas mjeteve të informimit turk, aktualisht kanë votuar afro 2 milionë shtetas turq, nëpër qendrat e votimit jashtë vendit.

Gjithashtu bëhet e ditur se 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendin.

Në votimet e sotme për balotazh në garë për të parin e  vendit po garojnë presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan si dhe kandidati opozitar Kemal Kılıçdaroglu, meqë në votimet e para asnjëri nga kandidatët nuk morën më shumë se 50 për qind të votave.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota