GJERMANI – Neutralizohet një bombë e Luftës II Botërore
Rajoni dhe Bota

GJERMANI – Neutralizohet një bombë e Luftës II Botërore

atsh

Më shumë se 15 mijë personat e detyruar të largoheshin nga banesat e tyre, mbrëmjen e së hënës, për shkak të zbulimit të një bombe të Luftës II Botërore, në Hanover, u rikthyen në shtëpitë e tyre pas neutralizimit të pajisjes shpërthyese.

Evakuimi u urdhërua si masë mbrojtëse, pas zbulimit të bombës 250 kilogramshe.

Në Gjermani zbulohen rregullisht bomba të Luftës II Botërore, shkak i bombardimeve të shumta nga ana e aleatëve.

Evakuimi më i madh, pas 1945, ndodhi në shtator të 2017, në Frankfurt, ku u zbulua një bombë britanike 1,4 tonëshe dhe u evakuan 65 mijë banorë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota