Papa Françesku i ushtrohet një operacioni
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa Françesku i ushtrohet një operacioni

atsh

Papa Françesku do të shtrohet mëngjesin e sotëm në spitalin geriatrik “Gemelli” në Romë.

Një operacion, që përfshin shtrimin në spital prej të paktën dy ditësh, është planifikuar për papa Françeskun.

“Në orët e para të pasdites, papa Françesku do t’i nënshtrohet një operacioni Laparotomie dhe plastikës së murit të barkut me protezë me anestezi të përgjithshme në Spitalin Universitar Gemelli”, tha drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni për gazetarët.

“Operacioni i planifikuar ditët e fundit nga ekipi mjekësor në ndihmë të Atit të Shenjtë, u bë i domosdoshëm për shkak të një hernie incizione që po shkakton sindroma subokluzive të përsëritura, të dhimbshme dhe përkeqësuese”, tha ai.

“Shtrimi në institucionin shëndetësor do të zgjasë disa ditë për të mundësuar ecurinë normale pas operacionit dhe rikuperimin e plotë funksional”, theksoi Bruni. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota