Sulm me thikë në në Francë, plagosen 7 persona, 6 prej tyre janë fëmijë
Driton Ramadani / RTK
Së paku 7 fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në Jug të Francës. Sipas raporteve, sulmuesi është një azilkërkues 45-vjeçar nga Siria.
Së paku 7 fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në Jug të Francës. Sipas raporteve, sulmuesi është një azilkërkues 45-vjeçar nga Siria.
Zyrtarët Francez kanë njoftuar se së paku 7 fëmijë dhe një i rritur janë plagosur gjatë një sulmi me thikë që ndodhi në orët e paradites në një park në qytetin Annecy, në jug të vendit.
Sipas raporteve, fëmijët, shumica e moshës 3 vjeçare, kanë qenë në shëtitje me kujdestarët e tyre kur një person , papritur i sulmoi me thikë duke goditur së paku 7 prej fëmijëve. Ai, tentoi të ikë nga vendi i ngjarjes dhe sulmoi edhe një person të moshuar por, pas kësaj, ai u plagos dhe u arrestua nga policët që gjendeshin në afërsi. Është bërë e ditur se dy prej fëmijëve dhe personi i moshuar janë në gjendje kritike.
Sipas raporteve, i arrestuari është një azil-kërkues 45 vjeçar nga Siria. AI momentalisht gjindet nën arrest përderisa ende nuk dihen motivet e sulmit.























