KINË – Kompanitë gjermane pesimiste për të ardhmen e biznesit
Rajoni dhe Bota

KINË – Kompanitë gjermane pesimiste për të ardhmen e biznesit

atsh

Kompanitë gjermane në Kinë janë pesimiste për të ardhmen, edhe pas përfundimit të politikës së rreptë të vendit “zero Covid-19”, sipas një sondazhi të Dhomës Gjermane të Tregtisë, në Kinë (AHK).

“Më shumë se gjysma e kompanive presin një trend industrial të pandryshuar ose të përkeqësuar këtë vit, pas vendosjes së kufizimeve në investime”, sipas sondazhit.

“Progresi më i ngadaltë se sa pritej në treg si dhe tensionet e vazhdueshme gjeopolitike, kanë shkatërruar shpresat për një përmirësim të shpejtë në mjedisin e biznesit”, shkruan AHK në një njoftim për shtyp.

“Gjeopolitika ka një ndikim të madh ndaj kompanive në terren, duke nxitur strategjitë e lokalizimit dhe diversifikimit si masa të menaxhimit të rrezikut”, tha Jens Hildebrandt, anëtar i bordit ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Pekinit. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota