Indonezi, shpërthim vullkani sot në mëngjes
Rajoni dhe Bota

Indonezi, shpërthim vullkani sot në mëngjes

Ardiana Gashi/ RTK

Vullkani indonezian Anak Krakatoa, i cili shkaktoi një cunami që la më shumë se 400 njerëz të vdekur në dhjetor 2018, hodhi një kolonë hiri 3 kilometra të lartë të premten, thanë autoritetet.

Vullkani Anak Krakatau i Indonezisë shpërtheu dy herë të premten në mëngjes, duke hedhur hi deri në tre kilometra lart në qiell tha agjencia e vullkanologjisë e vendit. Një shtëllungë e trashë dhe e errët hiri u pa duke u ngritur dhe u drejtua në një drejtim jugperëndimor, siç tregohet në një filmim CCTV të kapur nga posta më e afërt e vëzhgimit. Vendbanimet më të afërta ndodhen 16.5 km nga vullkani 157 metra i lartë dhe nuk u raportuan viktima dhe evakuime pas shpërthimit, thanë autoritetet.

Agjencia paralajmëroi banorët që të mos kryejnë asnjë aktivitet brenda një rrezeje prej pesë km (3.11 milje) nga zona përreth. Vullkani regjistroi një shpërthim të gjatë 56 sekonda në orën 8:46 të mëngjesit, tha Qendra për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik. Niveli i alarmit për vullkanin ishte në nivelin 3, nga maksimumi 4, shtoi ai. Vullkani indonezian Anak Krakatoa, shkaktoi një cunami që la më shumë se 400 njerëz të vdekur në dhjetor 2018.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota