Kanada, zjarret rrezikojnë mjedisin e shëndetin
Rajoni dhe Bota

Kanada, zjarret rrezikojnë mjedisin e shëndetin

Ardiana Gashi/ RTK

Me zjarret në Kanada që janë ndezur thuhet se mund të jetë sezoni më i keq deri më sot. Tymi po lëvizë drejt jugut përgjatë bregut lindor të SHBA-së.

Kanadaja po sheh fillimin e saj më të keq ndonjëherë të sezonit të zjarreve, me flakët që kanë shkatërruar pjesën më të madhe të vendit dhe duke krijuar kushte të rrezikshme mjedisore dhe të shëndetit nga tymi.

Pamjet ajrore të filmuara nga ‘BC Wildfire Service’ treguan zjarre që digjen rreth 10 km në lindje të ‘Tumbler Ridge’ në ‘British Columbia’ dhe mbuluan qiellin me tym të errët, me zonën e prekur që vlerësohet të jetë rreth 9,600 hektarë.

Shërbimi ‘BC Wildfire’ shtoi se pritej një rritje e aktivitetit të zjarrit me parashikimin e erërave më të forta, të cilat nga ana tjetër do të kufizonin përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Autoritetet lokale lëshuan një urdhër evakuimi për qytetin ‘Tumbler Ridge’.

Tymi nga zjarret në Kanada ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, duke mbuluar kryeqytetin ‘Uashington, DC’ në një mjegull jo të shëndetshme, duke ndërprerë fluturimet dhe duke i dërguar njerëzit brenda.

Tymi nga zjarret kanadeze është parë mijëra kilometra larg në Norvegji këtë javë, tha të premten Instituti Kërkimor Klimatik dhe Mjedisor i vendit skandinav ‘NILU’.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota