Hadar zbardh listën e ‘Dardanëve’ për parakualifikueset e Eurobasket 2025
BKT
Sport

Hadar zbardh listën e ‘Dardanëve’ për parakualifikueset e Eurobasket 2025

F.Bytyqi/RTKLive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka publikuar listën e gjerë të ‘Dardanëve’ për ndeshjet e korrikut dhe gushtit.

Hadar ka përzgjedhur 17 lojtarë, të cilët do të jenë në grumbullime, e më pas lista do të shkurtohet në 12, që do të mundohen të arrijnë rezultate sa më të mira në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Krahas viteve të fundit listës i është shtuar Lis Shoshi e Dardan Kapiti, ndërsa Dominic Artis, i është bashkuar për herë të parë Kosovës, i cili do të luajë si lojtar i natyralizuar në pozitën e organizatorit.

Për herë të parë Kosovës A iu është bashkangjitur edhe Shendrit Llapi, i cili me herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja.

Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në para-kualifikimet e Eurobasket 2025.

Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje jashtë më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik. Ciklin para kualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës.

Kosova këtë vit për herë të parë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Kjo është lista e plotë:

Dominic Artis

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Altin Morina

Musab Mala

Arian Qallaku

Drilon Hajrizi

Erjon Kastrati

Meriton Ismaili

Rron Ukaj

Muhamedali Janjeva

Lis Shoshi

Gëzim Morina

Dardan Kapiti

Fisnik Rugova

Shendrit Llapi