16:06 / 16.06.2023
Biden i kërkon Stoltenberg-ut të qëndrojë si shefi i NATO-s
Përktheu: M.Miftari/ RTKlive
Sipas mediave norvegjeze, presidenti amerikan Joe Biden i kërkon Jens Stoltenberg-ut që të mbetet Sekretar i Përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s edhe për një vit.
Por Stoltenberg vazhdon të thotë se nuk është i interesuar.
Sipas kanalit televiziv norvegjez NRK dhe gazetës Dagens Næringsliv, Biden i ka kërkuar Stoltenberg-ut që të vazhdojë të udhëheqë NATO-n, në takimin që kanë pasur në Uashington DC, në fillim të kësaj jave.























