Kosova vetëm barazon me Rumaninë
BKT
Sport

Kosova vetëm barazon me Rumaninë

Uran Krasniqi / RTKLive

Kosova nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e cila do t`i jepte një shtysë të madhe kualifikimit në Euro 2024.

Ndeshja në stadiumin "Fadil Vokrri" me Rumaninë është mbyllur pa gola. 
Në fakt, Kosova e ka çuar njëherë topin në rrjetë, në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, kur Edon Zhegrova e ka shënuar një gol të bukur me kokë, duke kaluar Kosovën në epërsi dhe duke e elektrizuar stadiumin, por VAR ka gjetur se paraprakisht ka pasur pozitë jashtë loje dhe goli është anuluar. Deri te goli i realizuar kishte ardhur pas një bashkëveprimi mes Celinës dhe Zhegrovës. 
Në minutat e fundit të ndeshjes ka qenë sërish Zhegrova ai i cili pasi ka kaluar disa lojtarë rumunë ia ka krijuar një mundësi të mirë Vedat Muriqit, por ai ka gjuajtur mbi portë. 
Më herët, në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, ka qenë Vojvoda ai i cili ka pasur një rast, por ani se ka kaluar disa lojtarë rumunë në fund nuk është treguar konkret. 
Në pjesën e parë Bersant Celina do të mund ishte autor i një goli të bukur, por portieri rumun Horatiu Moldovan ka qenë në vend. Në minutën e tridhjetë e katërt Florent Muslija ka pasur një rast tjetër të mirë, kur ka gjuajtur nga distanca po të cilin poashtu e ka ndalur portieri rumun. 
Pas këtij barazimi, në grupin I që e kryeson Zvicra me nëntë pikë, Kosova ka vetëm tri pikë. 
Ndeshja e ardhshme luhet gjatë javës së ardhshme me Bjellorusinë.  

Kosovës i anulohet goli për pozitë jashtë loje

Edon Zhegrova e ka shënuar një gol të bukur me kokë, duke kaluar Kosovën në epërsi dhe duke e elektrizuar stadiumin, por VAR ka gjetur se paraprakisht ka pasur pozitë jashtë loje dhe goli është anuluar.

Deri te goli i realizuar kishte ardhur pas një bashkëveprimi mes Celinës dhe Zhegrovës në minutën e gjashtëdhjetë e tetë. 

Më herët, në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, ka qenë Vojvoda ai i cili ka pasur një rast, por ani se ka kaluar disa lojtarë rumunë në fund nuk është treguar konkret. 

Kur kanë mbetur edhe pesëmbëdhjetë minuta lojë rezultati në Prishtinë mbetet 0-0. 

Kosova dhe Rumania e mbyllin pa gola pjesën e parë

Vetëm për një nuancë  të ishte portieri Horatiu Moldovan më i ngadalshëm në reagim dhe Bersant Celina do të ishte autor i një goli të bukur si dhe Kosova do të shkonte në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me epërsi.

Mirëpo kjo nuk ka ndodhur. 
Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë është mbyllur pa gola. 
Rasti i Celinës në minutën e dyzet e pestë ka qenë më i miri, por nuk ka qenë i vetmi për Kosovën. Në minutën e tridhjetë e katërt Florent Muslija ka pasur një rast tjetër të mirë, kur ka gjuajtur nga distanca po të cilin poashtu e ka ndalur portieri rumun. 
Rumunët nuk kanë pasur ndonjë rast që ia ka vlejtur të mbahet mend. 
Për shkak të reshjeve të shiut ndeshja po zhvillohet në një fushë jo shumë të përshtatstshme që shpeshherë po e devijon topin. 

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kampanjën eliminatore të Euro 2024.

Aktualisht Rumania ka gjashtë pikë në Grupin I, katër më shumë se sa Kosova. 
Kosova duhet të fitojë në këtë ndeshje poqese dëshiron të ruajë shanset për kualifikim. 

Kosova - Rumania, formacionet

Kosova dhe Rumania ndeshen sonte në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.