Kombëtarja sonte mban konferencën para sfidës me Bjellorusinë
BKT
Foto: Fatmir Bytyqi/RTKlive
Sport

Kombëtarja sonte mban konferencën para sfidës me Bjellorusinë

Fatmir Bytyqi/ Budapest/RTKlive

Kombëtarja e Kosovës tash ka zbarkuar në Budapest, ku nesër do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të kualifikueseve në Euro 2024.

Stërvitjan e fundit e Dardanëve para ndeshjes me bjellorusët do të mbahet në orën 17 e 30, derisa në orën 17:00, do të mbahet konferenca për medie.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Rumaninë, ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë në Prishtinë.