Tovërlani me bindje të mira për ndeshjen me Estoninë
BKT
Sport

Tovërlani me bindje të mira për ndeshjen me Estoninë

Uran Krasniqi/RTKLive

Përzgjedhësi te Kosova U21, Afrim Tovërlani ka bindje të mira për takimin e 20 qershorit me Estoninë.

Kosova U21 – Estonia U21 zhvillohet të martën nga ora 20:00, derisa hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.

Tovërlani ka folur për përgatitjet.

"Problemi i vetëm ka qenë moti jo i mirë por kjo nuk na ka penguar të realizojmë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj që të martën përveç punës dhe përkushtimit të kemi edhe fat", ka thënë Toverlani.