Shqipëria kthehet me pikë të plota nga Ishujt Faroe
BKT
Sport

Shqipëria kthehet me pikë të plota nga Ishujt Faroe

Uran Krasniqi/RTKLive

Shqipërisë nuk i ka shkuar huq udhëtimi në Ishujt Faroe.

Kombëtarja e drejtuar nga braziliani Sylvinho ka fituar pastër mbrëmjen e të martës. 
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-3.  
Shqiptarët kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e njëzetë me golin e Nedim Bajramit. 
Dhe kur dukej që epërsia do të ruhej, ka dalur në skenë qendërmbrojtësi Faero, i cili ka realizuar me kokë dhe e ka barazuar rezultatin. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 
Pjesën e dytë Shqipëria e ka nisur furishëm. 
Një goditje e fortë e Kristian Asllanit nga rreth më shumë se sa njëzet e metra në minutën e pesëdhjetë e dytë i ka ridhënë Shqipërisë avantazhin.  
Në kohën shtesë Shqipëria ia ka dalë ta realizojë edhe një gol. I sapofuturi në fushë, Ernest Muçi pasi ka kaluar disa lojtarë dhe ka kombinuar me njërin nga bashkëlojtarët ia ka dalë që të realizojë një gol të bukur me një gjuajtje prezice, duke bërë kështu që edhe fitorja e Shqipërisë të vulosej përfundimisht. 
Pas kësaj ndeshje Shqipëria gjendet në pozitën e dytë në grupin E të cilin aktualisht e kryeson Republika Çeke. 

Shqipëria rigjen avantazhin me golin e Asllanit

Një goditje e fortë e Kristjan Asllanit nga rreth më shumë se sa njëzet e metra i ka ridhënë Shqipërisë avantazhin në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Aktualisht rezultati në "Torsvoellur" është 1-2. 
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e një kur futbollisti i Interit ka shënuar. 
Një fitore eventuale do të ishte e dyta me radhë e Shqipërisë, pas asaj të fundit kundër Moldavisë. 

Ishujt Faroe dhe Shqipëria mbyllin pjesën e parë me nga një gol

Shqipëria do të mund të shkonte në epërsi ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024, por një ndërprerje e ndeshjes dhe një shfrytëzim i saj nga futbollistët nikoqir nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Shqiptarët kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e njëzetë me golin e Nedim Bajramit. 
Dhe kur dukej që epërsia do të ruhej, ka dalur në skenë qenërmbrojtësi  Faero i cili ka realizuar me kokë dhe e ka barazuar rezultatin.  

Në minutën e tridhjetë e dytë Shqipëria ka apsur rast të shënimit të njëgoli tjetër, por Sokol Cikalleshi nuk është treguar i saktë nga penalltia. 

Ishujt Faroe - Shqipëria, formacionet

Shqipëria luan sonte si mysafir i Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.