11:47 / 21.06.2023
Belica, një tjetër lojtar që largohet nga Prishtina
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi Egzon Belica është futbollisti i radhës që zyrtarisht është larguar nga FC Prishtina.
32 vjeçari pas vetëm një sezoni me Prishtinën, skuadër më të cilën fitojë Kupën e Kosovës, do të largohet nga kryeqytetasit.
FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndarjen me mbrojtësin Belica.
“FC Prishtina dhe mbrojtësi Egzon Belica e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata. 32-vjeçari i ardhur te skuadra jonë në shtator të vitit të kaluar, largohet nga Prishtina me një trofe, Kupën e Kosovës. Prishtina e falënderon Belicën për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.























